Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti paraqitet me alternime kthjellmesh dhe vranësirash, të cilat më të dendura do jën në zonat jugore duke sjellin reshje të pakta dhe të izoluara. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet ri-fuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjellë reshje të përkohëshme shiu në territorin shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës në Kosove do të jenë me vranësira të shumta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje në te gjithe territorin e Kosoves. POR orët vijuese sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat e shumta nga një pjesë e mirë e republikes së Kosovës.

Maqedonia e Veriut

MV do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu në orët e para të ditës. POR mesdita sjell përmirësim të përkohëshëm të motit, duke sjell intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja shtojnë vranësirat në vend, të cilat do të sjellin reshje shiu në një pjesë të madhe të MV.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore PARAQITET me vranësira dhe rreshje të pakta. Po_ashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu MBETET Juglindja e kontinentit si pasojë e vlerave të ulta barike që prej disa ditësh po sjellin mot të paqëndrueshme në këtë rajon. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë ne Europën Perëndimore.