Tension në Gjykatën e Fierit.
Vrasësi 38-vjeçar i vogëlushit pritet të mbërrijë në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që familjarët po tentojnë të futen me forcë brenda ambienteve.
Nga pamjet shihet se ata tentojnë të futen me forcë të mbështetur edhe nga qytetarë të tjerë të Fierit.
Policia po përpiqet ti mbajë jashtë ambienteve.
Forca të shumta policie kanë shkuar pranë Gjykatës.