Reperi Fero, i ka kushtuar një dedikim të veçantë Gazment Hysenit, i mbiquajtur “Strella”. Ai u vra nga Qendrim januzi, vëllai i reperit Buta.
Si për të kujtuar mikun e tij, Fero i ka kushtuar një tatuazh në trup.
“King Strella” është mbishkrimi që reperi e ka përjetësuar në gjoksin e tij.
Vëllai i reperit Buta qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hysenin në Ferizaj. Shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet e mëparshme mes dy 30-vjeçarëve. Autori ndodhet pas hekurave ndërkohë që pritet dhe masa e sigurisë për vrasjen e kryer.






