vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që qëlluan me breshëri automatiku në lokalin në Don Bosko ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë.

Policia ka sekuestruar mbi 100 kamera sigurie nga zona përreth.

Kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe po këqyren nga policia, me qëllim zbardhjen e itinerarit nga ka lëvizur makina e autorëve para dhe pas krimit, që tronditi kryeqytetin.

Po kontrollohen edhe serviset e varrezat e makinave, pasi ka dyshime që makina e krimit të jetë çuar për pjesë këmbimi.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit Edmond Crroj, që është daja i viktimës, si dhe i ka sekuestruar atij telefonat, për shkak të problemeve që ai ka pasur në Itali.