Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Podgoricë, ku tre persona janë gjetur të pajetë.

Bëhet me dije se, mes viktimave janë identifikuar dy vëllezër, Denis Hoti 28-vjeç dhe Nezrin Hoti 27-vjeç.

Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim Vehid Murić, i cili dyshohet se ka kryer krimin gjatë natës në një apartament me qira.

Sipas hetimeve paraprake, ai ka vrarë tre personat me të cilët punonte në një kantier ndërtimi dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia bën me dije se ngjarjes i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale mes viktimave dhe të dyshuarit, ndërsa të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja.

Dyshohet se krimi është kryer me armë të ftohtë, ndërkohë që pas ngjarjes autori mendohet të jetë kthyer në qytetin e tij të lindjes.

Siç raportohet, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në banesën familjare.

Ka qenë pikërisht familja që ka njoftuar policinë për incidentin, çka ka çuar më pas në zbulimin e krimit në Podgoricë. • Autoritetet po zhvillojnë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë