PRISHTINË-Polica e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave që dyshohen për vrasje të dyfishtë të martën në Prishtinë.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.

Personat e dyshuar janë vëllezërit Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.

E gjithë ngjarja e këtij incidenti me armë zjarri u zhvillua në mes dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, raportojnë mediet e Kosovës.

Një burrë vdiq dje në vendin e ngjarjes, më 26.03.2024 dhe një grua tjetër vdiq sot, më 27.03.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e këtij incidenti.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima Z.G. 48-vjeçare, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj e nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.