Ka një pikë kthese pas krimit në Tavullia, Itali ku humbi jetën Dritan Idrizi, 38-vjeçari me origjinë shqiptare, banues në Riccione.

Shqiptari ka humbur jetën në kulmin e një debati të dhunshëm, pasi ka marrë tre plagë me thikë, njëra prej të cilave fatale në zemër.

Deri më tani autoritetet italiane kanë arrestuar tre persona me origjinë shqiptare si të dyshuar për krimin. Dy shqiptarë nga Cattolica dhe San Giovanni në Marignano akuzohen për plagosje të rëndë, ndërsa një tjetër banues në Tavullia akuzohet për vrasje.

Nga hetimet e karabinierëve u konstatua se 38-vjeçari i plagosur me thikë ishte transportuar nga dy bashkatdhetarë të tij me makinë në urgjencën e spitalit dhe kur mbërriti atje ishte i vdekur.

Hetuesit kanë zbuluar se shqiptari ka pasur një diskutim të ashpër me anëtarët e familjes së Artur Cerria, 37 vjeç, me banim në Tavullia. 37-vjeçari i arreetuar është sulmuar me një shkop metalik dhe një çekiç ndërtimi nga Idrizi dhe dy shokët që kishte marrë për ndihmë.

Në këto rrethana, dyshohet se Arturi ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur Idrizin disa herë në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen.

Kur u arrestua, Arturu u tha hetuesve se viktimën e kishte goditur me thikë në bark dhe këtë e kishte bërë në mbrojtje personale dhe për të mbrojtur familjen e tij, përfshirë gruan dhe djalin pasi edhe ata u plagosën e morën ndihmë mjekësore në urgjencën në Pesaro.

Arsyet e sulmit janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit. Sipas informacioneve fillestare, viktima ka dashur t’i marrë shqiptarit një pagë prej 5 mijë eurosh për një punë ndërtimore.