Nëna e Aldi Ramës ka bërë një postim në rrjetet sociale pas ndarjes nga jetë të djalit të saj,i cili vrau veten për vdekjen nënkomisarin Saimir Hoxha gjatë kontrollit në automjet dy ditë më parë.
Valbona Kolgjini ka publikuar një foto të djalit të saj, ndërsa në foton e profilit në shenjë zie ka vendosur një shirit të zi për të nderuar kujtimin e të birit.
Ajo ka deklaruar në polici se me të birin kishte pak kontakte, pasi nuk jetonte me të pas divorcit me babain e tij, ndonëse 4 vjet më parë ishte regjistruar në Durrës si banore e lagjes 17 bashkë me djalin.
Nëkomisar Saimir Hoxha u përcoll pë në varreza, ndërsa ende nuk dihet se çfarë u bë me trupin e Aldi Ramës.