Detaje të reja janë zbuluar nga dëshmitë e dy persove të afërt të 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili mëngjesin e ditës së djeshme ekzekutoi efektivin e policisë Saimir Hoxha gjatë një operacioni anti-drogë në Lezhë. Më pas Aldi Rama u largua nga vendngjarja, por arratia nuk i zgjati shumë pasi u gjet i vetë plagosur në Kune-Vain dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital. Ditën e sotme ai ndërroi jetë teksa ndodhej i shtruar te Trauma në Tiranë. Në lidhje me ngjrarjen e rëndë ka folur edhe nusja e xhaxhait të të riut Rama, e cila tha ndër të tjera se ai ishte konsumues i hashashit dhe e pinte rregullisht si duhan.

Ajo u shpreh:

Ai ka bo krim. Për zotin është gjynah se ka vrarë një njëri. Është marrë me drogë, pikë. Ka qenë arrest shtëpie. Shoqnia e keqe të fut në dhe. I kam thënë Ald të kanë kap mos u merr më më drogë. Nuk ka pas as armë asgjë. Nuk e di si është puna e armës, nuk e kuptoj. E provova ta telefonoj por e kishte fikur. Më kanë mbajt deri në orën 9 të darkës në rajon. Jo. Jo. Nuk kishte inat me policinë. Nuk është makina e tij. Ai s’ka makinë fare. Me policinë nuk ka pasur inate. Nuk e di nëse ka qenë nën efektin e narkotikëve. Atë e ka pas. E pinte si me qenë duhan.
Gjithashtu, për ngjarjen ka folur edhe e dashura e Aldi Ramës, e cila deklaroi se në makinë ka qenë një person i katërt, që sipas saj është Xhuljo Vokrri. Sipas familjarëve, thuhet se Xhuljo Vokrri i ka vendosur pistoletën në kokë Aldi Ramës, ndërkohë e dashura pyet si ka mundësi që nuk kapet Xhuljo Vokrri.

“Nuk mundet të vrasë dot një mizë jo mo rob. Aldi është një njeri shumë i dashur. Si ka mundësi që Xhuljo Vokrri nuk është kapur akoma. Ka qenë bashkë me ta. Nuk ka pasur inate me kurrkënd. Si ka mundësi që nuk është kap Xhuljo Vokrri”- tha e dashura e të ndjerit Rama.