Një ngjarje tragjike ndodhi në fshatin Progër të Devollit. Fatmire Bami, rreth 60 vjeçe (nusja) dhe vjehrra e saj Bukurie Bami reth 80 vjeçe, u gjendën të vrara në banesë me shenja dhune në trup.

Autor i vrasjes sipas policisë dyshohet se është Ali Zili 36 vjeç me banim në këtë fshat.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit bëhet me dije se 36-vjeçari kishte hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave por kishte hasur në rezistencë, ndaj dhe i kishte dhunuar me sende të forta duke u shkaktuar vdekjen. Më pas, ishte larguar për t’u fshehur në mal, ku edhe është kapur nga Policia.

Deri më tani rezulton se Zili ishte me precedentë të mëparshëm penalë.

Grupi hetimor ka grumbulluar provat në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://youtu.be/FQ02rVNxf-U

Devoll

Policia identifikon dhe kap në kohë rekord, autorin e dyshuar të vrasjes së dy shtetaseve në fshatin Progër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në fshatin Progër, Devoll, ishin gjetur të pajeta dhe me shenja dhune në banesën e tyre shtetaset F. B., dhe B. B., menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Progër.

Ky shtetas dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.