Masakrohet me sende të forta dhe me thika shqiptari në Angli. Policia arerston një tjetër shqiptar si të dyshuar.

Ergys Koçi, 36 vjeç, është gjetur i vdekur në Haringey të Britanisë së Madhe. Detektivët që po hetojnë vdekjen e tij dhe kanë akuzuar një burrë për vrasje.

Policia u lajmërua rreth orës 22:00 të së martës, 21 shtator pasi trupi i një burri u gjet në një pronë banimi në ëest Green Road, N15.

Oficerët morën pjesë së bashku me Shërbimin e Ambulancës në Londër. Një 36-vjeçar u shpall i vdekur në vendngjarje. Ai kishte pësuar lëndime të shumta.

Ai është identifikuar si Ergys Koçi nga Haringey. Familja e tij është informuar dhe po asistohet nga oficerë të trajnuar posaçërisht.

Policia britanike ka marrë në pyetje Bricken Quni, 42 vjeç, pa adresë fikse, u akuzua të Premten, 24 Shtator për vrasjen e Koçit.

36 vjeçari Koçi, nga Haringey, u shpall i vdekur në vendngjarje. Ai kishte pësuar lëndime të shumta. Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se shkaku i vdekjes ishte trauma në kokë si dhe kishte disa plagë me thikë.

Prej vitit 1998 në lagjen Harringay në veri të Londrës jeton një komunitet i madh shqiptarësh. Po në këtë lagje vitet e shkuara nuk kanë munguar vrasje mes emigrantëve shqiptarë të përfshirë në kriminalitet.