Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen “Dobrac” të Shkodrës. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur pranë ish-shkollës veterinare.

Ismet Çekorja ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Ndaj tij u qëllua disa herë duke e lënë të vdekur.

Pak ditë më parë, ai doli në një konferencë për mediat ku kërkonte nga shteti drejtësi, pasi sipas tij, djali i tij, i shpallur në kërkim për plagosje, ishte i pafajshëm.

Djali i tij, Bajrak Cekorja, u shpall në kërkim pasi dyshohet si njëri prej atentatorëve të mbrëmjes së 25 gushtit ndaj Alban Brucit. Ndaj këtij të fundit u qëllua 19 herë por shpëtoi pa marrë asnjë plagë.