Mark Ademi është i riu i cili u qëllua me armë zjarri pas një përleshjeje. Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në fshatin Zllakuqan të Klinës.

I ndjeri ishte baba i pesë fëmijëve, të cilët mbetën jetimë pas ngjarjes së rëndë. I dyshuar për këtë ngjarje është Anton Ndrecaj.

Ai dyshohet se qëlloi mbi Ademin pas një përleshje për motive ende të paqarta. Ndrecaj dhe dy të afërm të tij u vunë në pranga.

Viktima dhe autori janë kushërinj mes tyre, dhe vrasja ishte paraprirë nga një debat i fortë që ata kishin pasur në ambientet e një lokali.

Pas arrestimit të tre të dyshuarve, nisën bastisjet në disa lokacione, që rezultuan me konfiskimin e dy snajperëve, një arme të gjuetisë dhe një revoleje.