Vritet me dy plumba pas shpine një person në Peqin. Viktima rreth 45-vjeç u gjet buzë lumit tek ura e vjetër e lumit që lidh këtë qytet me disa fshtra, aty ku zhvillohet pazari i gjësë së gjallë pranë pyllit me pisha.

Viktima ka dy plagë me armë zjarri, përkatësisht një pas shpinës dhe një anësore nga brinjët.

Nga të dhënat e para nga Prokuroria, 45-vjeçari dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët.

Ende nuk është bërë identifikimi i viktimës, por deri më tani dyshohet se nuk ishte banor i Peqinit.

Policia ka ngritur grupe kontrolli në të gjithë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.