Ky është 26-vjeçari shqiptar që e therën për vdekje sot në Kosovë.

Albert Muja nga Mitrovica e Kosovës është therur për vdekje orët e para të mëngjesit të sotëm.

Vrasje ndodhi pas mesnate në rrugën “Artim Jashari”, Mitrovicë, ku pas një sherri, i riu u ther me thikë nga dy persona të paidentifikuar.

Nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë. I riu ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa autorët janë arratisur dhe janë shpallur në kërkim nga policia.