Vritet me thikë 28 vjeçari në Elbasan, plagoset rëndë i vëllai i tij.

Ngjarje e rëndë në qytetin e Elbasanit

Një sherr i çastit, që sipas burimeve ka pikënisjen te një vajzë, ka shkaktuar pasoja të rënda për një familje nga Elbasani, e cila ka humbur njërin nga djemtë dhe tjetrin e ka në gjendje të rëndë.

Florenc dhe Mikele Kovaçi janë dy vëllezrit që mbrëmjen e sotme u përfshinë në një sherr në lagjen Qemal Stafa të Elbasanit.

Ngjarja merr përmasa më tragjike teksa mësohet se 28 vjeçari Florenc Kovaçi, i cili mbeti viktimë e këtij sherri, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka marrë plagë të rënda me thikë në pjesën e gjoksit. Ai gjithashtu ka pasur goditje me mjete të forta në pjesën e kokës.

Vëllai i tij, që shihet në foton e mëposhtme, 19 vjeçari Mikele Kovaçi është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ne lidhje me ngjarjen e rende ka reaguar dhe policia e shtetit: Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.