Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Memaliaj të Tepelenës. Bëhet me dije, se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një 35-vjeçar i identifikuar si Endri Shehu.
Viktima njihet edhe me mbiemrin Goxhaj. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pas një konflikti mes Shehut dhe 30-vjeçarit me inicialet D.N. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.





