Zbardhen detaje nga vrasja e të riut në Lipjan.
Ai është Dardan Gashi 22-vjeç.
22-vjeçari ndërroi jetë në një lokal në në këtë qytet.
Mediat e Kosovës shkruajnë se ai u qëllua për vdekje pas një sherri me dy persona.
Të rinjtë janë konfliktuar në një kafene me emrin ‘Check In’ për disa vajza.
Sherri ka nisur verbalisht e fizikisht më pas, deri në momentin që Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi kanë nxjerrë armët. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i vrarë 22-vjeçari Dardan Gashi.
Dy të tjerë, përfshirë një kalimtar rasti, kanë mbetur të plagosur. Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ata janë shpallur në kërkim nga policia dhe akuzohen për ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’