Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic mbushi 52 vjeç.

Këtë vit lideri serb vendosi ta kalojë me familjarët.

Në rrjetet sociale shfaqen foto duke ngritur dolli me djalin e tij, Danilo.

Por ajo që i tërhoqi vëmendjen ndjekësve ishte torta e ditëlindjes.

Torta e Vuçiç është në formën e hartës së Serbisë, por me një ndryshim. Për t’i “realizuar” dëshirën, në hartë përfshihet edhe Kosova.

“Danilo dhe unë. Së bashku ne mund të bëjmë gjithçka!”,-shkruan Vuçiç.