Shkodër- Ngjarje tragjike në Shkodër. Një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dajçit.

Xhaxha e nip kanë qenë duke luajtur në momentin që është shkrepur çiftja dhe plumbat kanë rënë mbi 12-vjeçarin. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.