Zbardhen detaje në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në Elbasan, ku u lëshuan disa urdhër arreste. Deri më tani mësohet se në pranga kanë përfunduar11 punonjës të burgjeve, të cilët kishin mbushur qelitë me drogë, alkool dhe të tjera sende të paligjshme. Ndërkohë që në operacion janë të përfshirë edhe 9 të burgosur “VIP”. Bëhet fjalë për: Ata janë Arben Grori, Klajdio Gjeçi, Aleksandër Sinanaj, Aleksandër Llanaj dhe Gaxhain e Vlorës.

Ata akuzohen për futje në qeli të lëndëve narkotike, sende të ndaluara, telefona, porosi të dhëna nga burgu, trafik droge nga burgu dhe korrupsion. Të gjithë kanë të shkuar kriminale, ku Klajdi Gjeci, u kap në Tiranë për shitje narkotikësh në Maj 2020; Aleksandër Sinanaj dyshohet si një nga grabitësit e maskuar të një banke në Vlorë; Aleksandër Llanaj është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve por në Vlorë.

Urdhër arrestet u lëshuan nga Prokuroria e Elbasanit.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Operacionale, FNSH dhe policia Elbasan.