Detaje të reja mësohen nga masakrimi me sopatë i prindërve dhe mbytja e dy të miturve shqiptarë në Greqi.
Sipas mediave greke, autor i dyshuar i ngjarjes është një 57-vjeçar grek. Autoritetet besojnë se ngjarja e tmerrshme në Andravidë ndodhi për shkak të mosmarrveshjeve financiare të një banori nga ky fshat i cili është zhdukur.
Ai është personi që i ka lëshuar banesën me qira familjes shqiptare.
Sipas informacioneve të protothema.gr, policia ndodhet aktualisht në shtëpinë e 57-vjeçarit grek, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë. Në fakt, shtëpia e tij ndodhet vetëm dy blloqe poshtë skenës së vrasjes makabre. Personi konkret është shpallur në kërkim prej mbrëmë jo vetëm nga policia, por edhe nga familjarët e tij, të cilët deri më tani nuk kanë mundur ta lokalizojnë.
Fillimisht u përfol se i dyshuar për këtë ngjarje mund të jetë ish-bashkëshorti shqiptar i gruas, por pas hetimeve të shpejta nuk ka rezultuar një gjë e tillë
Mësohen edhe detaje tronditëse nga skena e vrasjes. Burri, pasi ka qëlluar me ëiftin duke e masakruar me sopatë, ka mbytur edhe dy vogëlushët. Madje burime shprehen se edhe ata i ka qëlluar me thikë.
Familja e pajetë u gjet nga djali i madh i cili ishte 12 vjeç, nga martesa e parë e gruas. Ai mori në krah dhe nxori në rrugë vëllain e vogël për të kërkuar ndihmë.
Pas vrasjes 57 vjeçari ka tentuar ti zhdukë kufomat. Ato u gjetën të mbështjella me batanije pas derës. Por nuk dihet se kush e prishi planin.