Olsa Muhameti ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nisë sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe se xhirrimet tashmë kanë përfunduar.
Të gjithë kemi qenë në pritje të nisjes së aventurave të çmenduara të 8 VIP-ave dhe më në fund e kemi një datë. Ditën e sotme me anë të një promo-je për emisionin është zbuluar se “Kepi i VIP-ave” do të nisë këtë të diel në datën 2 Korrik.
Autorja e programit Olsa Muhameti ka folur lidhur me këtë sezon të ri teksa ka zbuluar edhe detaje rreth bashkëpunimit me Kiarën.
