• Qytetarët shqiptarë zgjodhën ditën e diel parlamentin dhe qeverinë që do t’i udhëheqë për 4 vitet e ardhshme. • Në disa qarke të vendit numërimi ka përfunduar. • Qarku i Kukësit është i pari që ka përfunduar procesin e numërimit të votave në një afat kohor prej 24 orësh. • Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka fituar bindshëm ndaj socialistëve duke marrë 19,845 vota ose 53.4%. Ndërsa Partia Socialiste ka marrë 11,322 vota ose 30.5%. • Të përkthyer në mandate, PD 2, ndërsa PS 1. • Partia Socialdemokrate (PSD) renditet e treta duke marrë 5,082 vota ose 13.7%. • Ka përfunduar numërimi i votave në qakrun e Lezhës ku Partia Demokratike, ASHM kryeson me 29484 vota si forcë e parë. Si forcë e dytë rendite në Lezhë renditet Partia Socialiste me 27585 vota. • Ndërkohë si forcë e tretë në këtë qark renditet Koalicion Nisma-Shqipëria Bëhet me 3614 vota. • Kjo situatë e përkthyer në mandate rezulton në 4 deputetë demokratë dhe 3 socialistë. • Në qarkun e Gjirkastrës ka mbetur tashmë edhe një kuti për t’u numëruar teksa Partia Socialiste udhëheq si forcë e parë me 24457 vota. • Si forcë e dytë renditet Partia Demokratike-ASHM me 11596 vota Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Gjirokastrës. • E përkthyer në mandate Partia Socialiste merr në qarkun e Gjirokastrës 3 deputetë ndërsa Partia Demokratike 1 deputet. • Në qarkun e Beratit janë numëruar të gjithë qendrat e votimi. • Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, PS kryeson me 58.1% të votave, ose 38,860 vota dhe ka siguruar 5 mandate. • Ndërsa Koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti me 19,884 vota ose 29.8%, duke marrë vetëm dy mandate. • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, që ka siguruar vendin e tretë me 4,831 vota ose 7.2%, si edhe partitë e tjera opozitare nuk kanë marrë asnjë deputet në këtë Qark. • Në Vlorë ka përfunduar numërimi i kutive të votimit. • Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Partia Socialisteme kryeson me 8 mandate, konkretisht socialistët kanë marrë 53083 të votave ose ndryshe 58.73 %. Ndërsa PD-ASHM ka marrë vetëm 24094 vota ose 26.66 %, 4 mandate.