GREQI– Autoritetet në Greqi janë vënë alarmin pas zhdukjes së një 15-vjeçare.
Ajo quhet Fotini Giannopoulou. Policia jep karakteristikat e saj me flokë gështenjë, sy kafe, gjatësi 1.60. Ditën kur u zhduk, ajo kishte veshur një xhaketë të zezë dhe atlete të zeza Nike.
Presidenti i ‘Buzëqeshjes së Fëmijës’, Kostas Giannopoulos, bëri një apel publik për 15-vjeçaren. Ai kërkoi të flasin ata që dinë diçka pasi siç theksoi, e mitura është përfshirë në një qark të rrezikshëm, ku personat që e përbëjnë atë njihen si “djem të dashuruar”.
“Është një zhdukje e rrezikshme. Ne e dimë se këto qarqe po përdorin të rinjtë për një sërë arsyesh,” tha ai për Alpha News.
Njëkohësisht Giannopoulos tha se “ajo u takua me dy zonja dhe u largua vullnetarisht’.






