Zhduken nga banesa një vajzë dhe një djalë nga Gramshi.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se në komisariatin e Policisë Gramsh janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetasit:

-F. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja J. Z., 25 vjeçe, dhe nuk është kthyer më.

-N. K., 71 vjeç , banues në fshatin Gribë, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. K., 39 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Të dy familjet, pasi kanë bërë kërkimet private i janë drejtuar për ndihmë policisë.

Nuk dihet nëse rastet kanë lidhje me njëri-tjetrin apo është thjeshtë një koincidencë.

Policia po punon për gjetjen e tyre.