Një 12-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e plagëve të marra nga zjarri banesën e saj në Dervician të Gjirokastrës.

E mitura, Krisanthi Ndriço nuk u mbijetoi dot plagëve të marra nga flakët.

Burimë bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar nga një qiri dhe se kryefamiljari Irakli Ndrico cili po ashtu mbeti i lënduar është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.