Zjarr në një banesë në lagjen ‘Kala” Elbasan
Ngjarja ndodhi në mesditë pranë xhamisë ‘Mbret’.
Për rastin është njoftuar reparti zjarrfikës i cili ka lokalizuar dhe fikur flakët që përbënin rrezik edhe për banesat e tjera.
Zjarri nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por dëme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet, por dyshohet për një shkëndijë elektrike.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.