Një lokal është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Policia njofton se rreth orës 06:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka rënë zjarr në lokalin Bar-Kafe të shtetasit A. K.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike.