Një zjarr ka shpërthyer në një sipërfaqe me pyje në Gur të Zi Njësia Administrative Labinot Mal në Elbasan.
Si pasojë e erës zjarri është përhapur me shpejtësi.
Në vendngjarje ajnë nisur 2 mjete zjarrfikëse e 12 zjarrfikës. Por depërtimi deri në vatër i zjarrfikseve është i vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.
Për këtë arsye po punohet me pompa krahu dhe mjete të tjera të fikjes me krah.
Gjithashtu edhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorët.
Dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm.