Zjarr në stadiumin e Korçës.

Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në stadiumin e Korçës.

Mësohet se flaka ka rënë në tribunën e stadiumit, dyshohet që të ketë nisur nga një shkëndijë te frigoriferët.
.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe forcat zjarrfikëse, që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka shkaktuar dëme amteriale.

Korçë/Informacin paraprak

Mesditën e sotme, në lagjen nr.10, në brendësi të stadiumit “Skënderbeu”, ka rënë zjarr tek pjesa e tribunës. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

https://youtu.be/WQTwseR0UFU?si=dgEx1iSPnLeySiys