Gjatë ditëve të fundit disa vatra zjarri kanë shpërthyer në qarkun e Elbasanit.

Dy nga bashkitë më të prekura janë Elbasani dhe Gramshi.

Zjarret kanë filluar në datë 20 Mars dhe akualisht ka një vaktër aktive në fshatin Dopaj, Nj.A Gracen bashkia Elbasan dhe një vatër zjarri në fshatin Plepës në Nj.A Tunjë bashkia Gramsh.
Në total në katër ditë kanë rënë 10 zjarre.

Zjare në bashkinë Elbasan:

Nj.A Labinot Fushë, fshati Griqan i Sipërm 1 ha shkurre
Nj.A Bradashesh fshati Petresh
Nj.A Gracen fshati Dopaj
Nj.A Bradashesh fshati Ulëm
Nj.A Gjinar në vendin e quajtur Shen Mrizë
Nj.A Zavalinë në fshatin Jeronisht
Nj.A Shushicë në vendin e quajtur Ligata

Zjarre në bashkinë Gramsh:

Nj.A Tunjë, fshati Katërlis
Nj.A Tunjë, fshati Plepës
Nga këto zjarri janë djegur shkurre, pyje, kullota Plepës dhe Katërlis janë djegur 100 ha dushk, shkurre e bimesi e ulet. Diten e djeshme deri ne oret e vona eshte punuar për të eleminuar rrezikun e perhpjes së zjarrit në fshatin Plepës pasi distanca ishte 50-100 m larg.
Gjatë këtyre ditëve janë angazhuar 14 mjete zjarrfikës, 7 mjete të ASHP të bashkive ose shërbimit pyjor, 57 efektive zjarrfikës, 19 punojës të bashkive dhe shërbimit pyjor, 45 vullnetare, si dhe SPZ e zonave përkatëse ku ishin vatrat e zjarrit.