Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë private pranë “Maternitetit të Ri” në Tiranë. Nga zjarri ka humbur jetën foshnja 6-muajshe. Në momentin e rënies së zjarrit, brenda banesës ishin gjyshja dhe foshnja.
E moshuara fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga banesa dhe të kërkojë ndihmë. Pas ndërhyrjes së banorëve dhe forcave zjarrfikëse fëmija 6-muajsh është nxjerrë shëndoshë e mirë nga banesa, mirëpo humbi jetën në spital.