Është përfshirë nga flakët një fabrike e materialeve plastike në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Sipas informacioneve në momentin që ka rënë zjarri, brenda fabrikës ka pasur punëtorë që po punonin. Policia ka deklaruar se zjarri që ka rënë ka përfshirë komplet fabrikën, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shkak për zjarrin dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet pbr persona të lënduar. Shtëllungat e zeza të tymit kanë përfshirë të gjithë zonën duke shkaktuar ndotje masive të ajrit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse së bashku me autoritetet policore dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.