10 persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar në 2 807 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se mes viktimave ishte edhe një 21 vjeçar nga Fieri.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”

Numri i të infektuarve ka pësur ulje të lehtë Ministria njofton se nga 3572 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 441 qytetarë.

“Rastet janë regjistruar në këto bashki: 200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Rroskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd”

Janë 6,365 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Të shëruar

Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 441
Të shëruar në 24 orë 628
Të shtruar në spitale 146
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 3,572

Testime totale 1,253,624
Raste pozitive 177,108
Raste të shëruara 167,936
Raste Aktive 6,365
Humbje jete 2,807

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,993
Durrës 778
Fier 664
Shkodër 497
Elbasan 258
Lezhë 205
Gjirokastër 204
Berat 196
Vlorë 195
Korçë 148
Kukës 139
Dibër 88