DOHA- Një skenë e papritur ka ndodhur para ndeshjes mes Anglisë dhe Iranit, në kuadrin e Kupës së Botës 2022, kur një tifoze angleze tepër entuziaste ngriti bluzën e saj duke zbuluar gjoksin në Doha. Ngjarja është kapur teksa e reja me një flamur anglez të lyer në faqe, po zbriste shkallët dhe për kënaqësinë e kalimtarëve, tregoi gjoksin e saj.

Nuk dihet se çdo ndodhë me të, duke qenë se Qatari është një vend me rregulla veçanërisht të rrepta për gratë. Kjo është hera e parë që ndeshjet e Kupës së Botës zhvillohen në Lindjen e Mesme, por rastet e mosrespektimit të të drejtave të njeriut shqetësojnë komunitetin ndërkombëtar.

Përkatësisht, ligji i Sheriatit zbatohet në Katar, i cili është veçanërisht i rreptë kur bëhet fjalë për gratë. Seksi jashtë martesës është i ndaluar në këtë vend, dhe ligjet e Katarit janë të tilla që për marrëdhënie seksuale me një person me të cilin nuk jeni martuar, mund të burgoseni deri në 7 vjet! Neni 88 i Kodit Penal të Katarit përcakton se dënimi për tradhtinë bashkëshortore është 100 kamxhikë.