Detaje të reja janë zbardhur rreth rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.
Hetuesit kanë zbuluar se e mitura pasi është rrëmbyer, është futur brenda bagazhit të një makine me duar dhe këmbë të lidhura. Por për shkak të qëndrimit për disa orë brenda bagazhit, ajo ka humbur jetën nga asfiksia. Për këtë arsye rrëmbyesit e kanë qëlluar me armë zjarri pasi nuk kanë mundur të vijojnë shantazhin ndaj së ëmës.
Në rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares kanë marrë pjesë 5 persona, mes tyre edhe babai i vajzës i cili ka informuar rrëmbyesit për lëvizjet e saj. Ky i fundit është lënë në paraburgim bashkë me tre të arrestuarit e tjerë, Velibor Manev, Vlatko Keshisov dhe Bore Videvski, ndërsa fletëarresti ndërkombëtar është lëshuar për Ljupço Palevskin, të të dyshuarin e vrasjes së 14 vjeçares.
Shkak për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares është bërë motivi ekonomik. Babai i saj do zhvaste para nga nëna e 14-vjeçares dhe ato do i ndante më pas me rrëmbyesit.





