Gazeta gjermane ‘’BILD’’ e ka cilësuar si skandal dhënien e Topit të Artë kundrejt Mesit dhe jo ylli të Bajernit, Robert Levandovski që bëri një sezon fantastik.
Mesi mori 613 pikë nga juria ndërkombëtare e gazetarëve, ndërsa Levandovski ishte jo shumë mbrapa duke marrë 580 pikë.
Ylli i Bayernit ka vite shënon shumë gola dhe grumbullon tituj. Arriti të fitonte tripletën me Bajernin në 2020, por për fat të keq Topi i Artë nuk u dha për shkak të pandemisë. Edhe vetë Mesi e pranoi në ceremoni, duke u shprehur: “Unë mendoj se do të kishte fituar vitin e kaluar me siguri. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jetë edhe më mirë”.
Në vitin 2021, Levandovski vendos një rekord të ri të golave në Bundesligë (41 gola) dhe u shpall kampion. Këtë vit, polaku është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 9 gola, dhe 14 gola në Bundesliga, por as kjo nuk mjaftoi.
Të gjitha faqet sportive në botë hapen me edicionin e 65-të të Topit të Artë, të fituar nga Lionel Messi për të shtatën herë në karrierën e tij.
Mundo Deportivo
“Alexia Putellas dhe Leo Messi, Topat e Artë për përjetësinë”
AS
“Alexia dhe Messi bëjnë histori!”
Marca
“Messi dhe Alexia, topa të artë për t’u mbajtur mend”
Sport
“Topi i Artë blaugrana”
BBC
“Messi fiton Topin e Artë për të shtatën here rekord”
L’Equipe
“I patejkalueshëm”
Le Parisien
“Topi i Artë 2021: me suksesin e tij të shtatë, a është Messi lojtari më i mirë i të gjitha kohërave?”
Olè
Messi: “Kam arritur të bëj realitet një ëndërr”
Bild
“Skandal! Lewandowski përfundon i dyti”