Futbolli në Shqipëri është kthyer në një tallje të madhe në rrjetet sociale. Faqja e njohur sportive në Instagram dhe Facebook, 433, ka postuar së fundmi pamje nga ndeshja mes Përmetit dhe Labërisë. Në këtë ndeshje, fusha e futbollit është shndërruar në një pishinë, por futbollistët nuk e kanë ndalur lojën.
Ndeshja u luajt deri në minutën e fundit dhe u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të ekipit të Labërisë.
Në raste të tilla, kur kushtet atmosferike e bëjnë të pamundur zhvillimin e një ndeshjeje futbolli, kudo nëpër botë ndeshjet shtyhen nga orari i përcaktuar për t’u luajtur në një moment të dytë. Ndërkohë në Shqipëri mesa duket ndodh e kundërta, si shumë gjëra të tjera.
433 on Instagram: “’The pitch is looking great, let’s play!’ ?? @laberiafootball”