Një sherr mes disa shqiptarëve dhe romëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Athinë.
Mediat greke raportojnë se një polic ka mbetur i plagosur dhe me këmbë të thyer pasi ndërhyri në përleshjen mes shqiptarëve dhe romëve në qendër të Athinës. Polici grek thuhet se është sulmuar nga një shqiptar, i cili e ka rrëzuar dhe ka nisur ta godasë me grushte.
Policia u thirr për të ndërhyrë pas raportimeve për një incident mes 20 personave në kryqëzimin e rrugëve Pretenderi dhe Nikolaidou në Patisia. Ata tentuan të ndanin personat e dy grupeve të cilët rriheshin për arsye ende të panjohur, por u sulmuan ashpër nga personat e përfshirë në përleshje.
Pas këtij sherri, policia ka arrestuar 7 persona ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të sherrit.





