8 ditë në kujdes intensiv por nuk ia doli, koronavirusi i merr jetën 21 vjeçarit
Një 21-vjeçar që nuk ishte vaksinuar ka ndërruar jetë nga COVID pasditen e djeshme në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se ai ishte shtruar në njësinë e kujdesit intensiv tetë ditë më parë. 21-vjeçari kishte sëmundje të lehtë të frymëmarrjes.
Rasti i tij ishte përmendur në ditët e shkuara nga zv/ministrja e Shëndetësisë Mina Gaga për të theksuar nevojën e vaksinimit edhe te moshat e reja.
I riu ishte diagnostifikuar me COVID në fillim të shtatorit dhe me datë 16 të këtij muaji u shtrua në spital.