Pasditen e sotme një I ri shqiptar është vënë në pranga nga policia Gjermane. 28-vjeçari shqiptar, emri ende I paindentifikuar , me një automatik lodër ka përhapur panik ndaj 3 gjermanëve në Stacionin Qendror Hekurudhor të Düsseldorfit.
Mësohet se ai I ndoqi tre gjermanët dhe u kërkoj të shtriheshin në tokë. Njëri prej këtyre të fundit , 32-vjeç I është bindur. Shqiptari, më pas i drejtoi automatikun burrit dhe u largua duke qeshur . Ndërkohë që dëshmitarët e tjerë kishin lajmëruar policin.
Pas arrestimit ka rezultuar se shqiptari kishte përdorur automatik lodër. Gjithashtu u verifikua se qendronte në Gjermani pa dokumenta, dhe pas kësaj ka nisur procedimi penal .





