Zhduket 28-vjeçari në malin e Pashtrikut, ishte nisur për gjah
Hasi, 7 Prill 2025
Një 28-vjeçar nga Hasi, Ajet Lleshi, rezulton i zhdukur që prej pasdites së së dielës në malin e Pashtrikut. I riu ishte nisur për gjah rreth orës 15:00, por nuk është kthyer më në shtëpi.
Forcat e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Hasit, kanë nisur menjëherë kërkimet për ta lokalizuar të riun. Sipas familjarëve, Ajeti ka qëndruar natën në mal dhe rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë.
Terreni i vështirë dhe moti i keq me borë kanë penguar ndjeshëm operacionin e kërkimit. Deri në këto momente nuk ka pasur kontakt të mëtejshëm me 28-vjeçarin dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë me intensitet kërkimet në zonë.
28-Year-Old Man Missing on Pashtrik Mountain After Going Hunting
Hasi, April 7, 2025
A 28-year-old man from Hasi, Ajet Lleshi, has been reported missing since Sunday afternoon on Pashtrik Mountain. He reportedly went hunting around 3:00 PM but never returned home.
Kosovo’s Search and Rescue forces, in coordination with the Hasi Police, have launched a search operation to locate the young man. According to his family, Ajet spent the night in the mountains and called for help around midnight.
Challenging terrain and harsh weather conditions, including snowfall, have significantly hindered rescue efforts. Since midnight, there has been no further contact with the 28-year-old, and search teams continue their efforts to find him.





