TIRANË- Duket se janë ulur gjakrat. Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me nofkën Cllevio Serbiano, i ka kërkuar falje publikisht Rigels Rajkut për ofendimet që i ka bërë në rrjetet sociale. E kështu duket se më në fund mes tyre është ngritur flamuri i bardhë. Të paktën nga ana e Cllevios. Ai ka realizuar një video Live në Instagram ku i ka kërkuar falje Noizy-t duke u shprehur se nuk do merret më me të. Bashkë me Aleks Vishën dhe Kozak Braçin, ai tha se nëse do dalë nga fjala, do hidhet nga dritarja e banesës së tij në Lushnje, duke u zotuar për mbajtjen e premtimit.

Nga ana tjetër, vetë Cllevio tha se ndoshta nuk do bëhen shokë por nuk do ketë më sharje mes tyre. Ai u shpreh se është më i mirë se Stresi dhe Noizy por jo më i shkathët. Madje u shpreh se Noizy është shumë i bukur, i mirë dhe madje e konsideroi si maja e piramidës. Ndërsa në një video tjetër shfaqet duke qarë për shokun e tij, Arkimed Lushajn (Stresi), që sipas tij, po mban anën e Noizy-t.

BISEDA LIVE:

Cllevio Serbiano: O Arkimed, o legen. Tani kur kam nevojë unë për ty, ti shkon rri tek Noizy dhe thua mirë ta bëri? Ë? Do hap dritaren dhe do hidhem, po i dola kundër Aleksit. Se kam sedër. S’jam zhulaq. Fol në emrin tim. Aleks Visha: Ti nuk ke punë më me njeri. Ti u ke kërku ndjesë, e ata jo. Cllevio Serbiano: I thashë unë qëpari, më fal Baç, edhe nusja jote dhe vajzës tënde. Aleks Visha: I kërkojmë falje edhe Crax se është shumë djalosh. Kam fol dje me të, por kurrë nuk e ka prishur kurrë gojën. Cllevio Serbiano: Unë të urrej për vdekje ty, por kjo është hera e 44 që ky flet kështu për ty. O Crax, më fal. Ma bëj hallall, po mos ma merr për dobësi. Aleks Visha: I kërkojmë ndjesë, ka kërku ndjesë sot. Cllevio Serbiano: Nuk po iki nga përgjegjësia. Ça po thotë ky, po e them unë. Aleks Visha: Cllevioli mbase shok nuk bëhet, por nuk ka për t’ja përmend emrin më. Ta bësh edhe një story që të paktën mos ta përmendi më. Cllevio Serbiano: O Noiz, kur të them Bello, ti s’do ma marrësh për keq. Ti më gjej pseuudonim mua. Mua më pëlqen të më thënë gango. Po ta thashë, do të ta them në këtë mënyrë. Kam frikë se mos dashurohet buza ime me ty. Është ironi. Po aty je ti, se të sheh femra dhe dashurohet me ty. Veji gishtin ti dhe ajo shkon tek bunkeri i Noizy-t. E di vetë ti ça ndodh. Ç’a je ti, se të njoh unë ty. Jam më i mirë se Arkimedi, po nuk ta shes. Jam më budalla se ty, më psikopat se Arkimedi. Ti je shumë më i mirë, je maja e piramidës. Kur të kem 4 mln dollarë, do e shohësh ç’dhurata do të bëj unë ty. Nuk ka rëndësi shkalla, po është vëllai. Një të puthur do ky, nuk i blej me lekë. Aleks Visha: Sot e mbrapa nuk keni për ta dëgjuar më për keq, për mirë po. është kështu? Cllevio Serbiano: Ti po flet. O Dull’, ty jo.

Kush është Cllevio?

Cllevio, emri i vërtetë i të cilit është, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje. Ai theu arrestin e shtëpisë, duke shkuar në Durrës aty ku u dhunua nga reperi Noizy. Pasi video e dhunimit u bë virale në rrjet, policia arrestoi Cllevion, vuri në hetim në gjendje të lirë reperin Rigels Rajku dhe të atin. Por ai doli sërish. Megjithatë, tani duket se mes tyre është vendosur paqja, të paktën përkohësisht.

@egliano_22 sad cllevio ??????#stres #bespremi #sad #cllevio ♬ original sound – ??

@egliano_22 cllevio qan live ??????#sad #cllevio #qan #live #cllevio #stres #bespremi ♬ original sound – ??