30 qytetarë kanë përfunduar në spitalin e Krujës me shenja helmimi. Mësohet se qytetarët janë paraqitur në Urgjencë me thuajse të njëjtat simptoma. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesat e tyre.

Në lidhje me rastin në fjalë, drejtoresha e spitalit Yllka Shetaj është shprehur se nuk dihet nëse nëse helmimi vjen nga uji apo ushqimi. Në një prononcim për Report TV, Shetaj deklaroi se ka raste të shtuara të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë për shkak të helmimit

“Ka raste të shtuara të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë për shkak të helmimit. Kanë marrë mjekim në urgjencë dhe janë larguar. Nuk dimë nëse helmimi vjen nga uji apo ushqimi, kemi kërkuar të bëhen analiza nga NJVKSH. Nuk mund të them se kemi të bëjmë me helmim masiv,”- u shpreh ajo.