Një ish-kasap ka hequr vetë dhëmballën pasi ka pritur më shumë se 10 vite për një takim tek dentisti. David Sergeant, 50 vjeç, ka marrë masa ekstreme pasi duroi dhimbjen që përfundimisht nuk i la alternativë tjetër.
Sipas burrit nga Leeds, ai u përgatit duke pirë “dy birra” dhe më pas ibuprofen para se të hiqte dhëmballën e prishur. 50-vjeçari i cili është goditur rëndë nga kriza e kostos së jetesës, merr kemp por e ka të vështirë të blejë ushqim për qenin e tij të dashur.
Ai ka shumë pak mundësi ekonomike për kujdesin e tij dentar. Pasi nuk gjeti një dentist të përshtatshëm për situatën e tij financiare, i mori masat vetë.
David Sergeant hoqi dhëmballën dhe disa dhëmbë të tjerë për shkak të pamundësisë.
“Unë i kam hequr dhëmbët e mi vetë. Nuk mund ta përballoja një dentist për 10 apo 15 vjet. Unë pres derisa dhëmbi të lirohet dhe më pas e heq vetë,” shpjegoi ai.
“Kam përdorur pinca në të kaluarën, të mëdha, por shumicën e rasteve përdor vetëm gishtat. Pi disa birra dhe disa ibuprofen dhe më del vetë. Mëngjesin tjetër ka pak gjak. Nuk ndihem shumë mirë. Në fund të ditës, më duhet të heq vetë dhëmbët kur nuk kam dentist.”
Kjo metodë e tmerrshme nuk duhet të provohet në shtëpi në asnjë rrethanë, raportoi LadBible.