Një shtetasi I huaj është arrestuar në dalje të doganës Kapshtic. Ku në pjesën e pasme të makinës së tij është gjetur një sasi droge, sipas burimeve ishin 80 kg lëndë narkotike .
Bashkë me këtë shtetasi ishte dhe një person tjeter në automjet. Si fillim automjeti ishte futut në skaner , ku ishte dalluar një masë e dyshimt. Më pas nga kontrolli fizik rezultoi se ishte drogë.
Mësohet se këta shtetas kishin për qëllim të dilnin në shtetin Grek. Të ndaluarit po merren aktualisht në pyetje nga DVP Korçës, për të hedhur dritë mbi itinerarin dhe destinacionin e ngarkesës.





