Një i vdekur dheë plagosur është bilanci paraprak i një sulmi me armë në një hotel në Uashington.

Nga konflikti u plagosën 5 persona, por një grua që ishte në gjendje kritike vdiq në spital, tha policia.

Gjithçka ndodhi rreth orës 03.30 të mëngjesit me orën lokale gjatë një feste në një dhomë hoteli.

Duket se ka qenë një konflikt mes personave që konsumojnë drogë. “Tashmë kemi marrë ankesa nga fqinjët për këtë hotel. Ne kemi marrë ankesa për aktivitete të lidhura me drogën” tha Duncan Bendlion, një oficer policie që foli për një rrjet televiziv lokal.