Mahmood & Blanco janë fituesit e Festivalit të Sanremos 2022. Ata do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion, event i madh i muzikës evropiane që do zhvillohet gjithashtu në Itali.

Në vendin e dytë u rendit Elisa. Në vendin e tretë Gianni Morandi me këngën e tij “Open all doors”.

Menjëherë pas marrjes së çmimit të parë, Blanco zbriti nga salla duke shkuar drejt të nënës: Duhet të përshëndes mamin tim- tha ai, ndërsa nuk i kurseu përqafimet dhe puthjet ndaj saj.

Ndërkohë që për 29-vjeçarin me origjinë nga Egjipti. Mahmood, kjo është fitorja e dytë pas asaj të vitit 2019 me këngën “Soldi”, duke u bërë personi i parë në histori që e fiton festivalin dy herë.

Dueti me Blancon, vetëm 19 vjeç, duket se është pritur mirë pasi kënga “Broglie” është në dhjetëshen e parë të renditjes botërore të Spotify.