Pas largimit në Amerikë karriera e aktorit të humorit, Elvis Pupa, pati një ndërprerje, por prej ditësh ka vendosur të kthehet me video gazmore në rrjete sociale.

Një nga videot më të fundit është me titull “Si mendon fisi e shoqëria në Shqipëri se i bëjnë lekët emigrantët?”. Në video Elvis Pupa ka varur lekët në pemë dhe ujit pemën që të rritet.

Pak kohë më parë, aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale hyrjet në “Big Brother Vip Albania”.

“Këto duhet të jenë VIP-a apo futen që të bohen VIP-a? Herën tjetër propozoj: Ujkun e Cërrikut, Rrëqebullin e Krujës, Çakallin e Lushnjes, Nepërkën e Tepelenës dhe Zhapikun e Drimadhes. Unë ja jap votën time Dajës Kombinatit. Mirēpresim sugjerime”, shkruan Pupa në rrjete sociale.

SHIKO VIDEON